Në fakt, telefonat e mençur të kompanisë ZTE janë pajisjet e vetme në treg që përdorin teknologjinë e kamerave pas ekranit. Axon 30 është telefoni i parë në botë me kamerë pas ekranit prej 400 PPI, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu është telefoni i parë në botë me kamerë pas ekranit dhe me shpejtësi të madhe të rifreskimit të ekranit prej 120 Hz. Kompania me këtë zgjedhje inovative ka rritur telefonin e saj të mençur me 12 GB RAM dhe 8 GB tjera që në total të arrijë në 20 GB RAM. Këtë e ka arritur përmes teknologjisë së veçantë të “lidhjes” se memories, që përdor ZTE dhe është telefoni i parë i këtij lloji në treg.

Sot kemi telefona të mençur me kapacitet për ruajtjen e të dhënave deri në 512 GB, derisa disa kanë deri në 1 TB. Megjithatë, sa i përket RAM-it dhe 12 GB-ve është befasues dhe i kënaqshëm për përdoruesit.

“Teknologjia e lidhjes së memories funksion në atë mënyrë duke përdorur disa kapacitete të ROM-it. Kjo e bën që ky telefon të jetë më i shpejtë gjatë punës.

ZTE Axon 30 vjen me Snapdragon 870 SoC që aktualisht është një prej çipave më të mirë në treg. Ky telefon ka bateri prej 4200 mAh që përkrahet nga mbushësi prej 55 W. Kur është në pyetja kamera, kjo pajisje i ka katër, me kryesoren prej 64 MP. Çmimi fillestar i këtij telefoni të mençur është 340 dollarë. /Telegrafi/