Rrjedhja e të dhënave nga telefoni që ka qenë në servis ka ndodhur shpesh nëpër botë, e funksioni i ri paralajmëron një zgjidhje e përkryer për situata të tilla, pasi ju mundëson mbylljen e të dhënave, por jo edhe të telefonit, transmeton Telegrafi

Kur ta dërgoni telefonin për riparim, nuk do ta dërgoni pajisjen e mbyllur, pasi serviserët nuk mund ta testojnë nëse gjithçka është e mbyllur.

Kështu serviserët kanë qasje të kufizuar në pajisje, mund ta testojnë pajisjen dhe të shohin disa aplikacione pa të dhëna brenda tyre.

Sapo të ju kthehet pajisja, mund të riktheni telefonin në gjendjen e mëparshme, që do të thotë se mund të ktheni të dhënat e juaja.

Ky funksion i ri që Samsung e paralajmëroi në kumtesën më të fundit për media në gjuhën koreane, do të jetë i qasshëm fillimisht në telefonat Galaxy S21 dhe atë vetëm në Korenë e Jugut.

Kompania jugkoreane nuk ka bërë të ditur nëse Repair Mode do të arrijë edhe në rajone tjera, si dhe çfarë modele tjera do të mbështesin këtë funksion. /Telegrafi/