9to5Google raporton se kreu i Samsung, Roh Tae-moon gjatë një konference në New York gjatë kësaj jave tha se kompania beson se brenda disa viteve të ardhshme, telefonat e palosshëm do të përbëjnë mbi “50 për qind” të telefona premium të shitur nga Samsung. Më konkretisht, Samsung beson se ky ndryshim do të ndodhë deri në vitin 2025.

“Deri në vitin 2025, telefonat e palosshëm do të përbëjnë mbi 50 për qind të dërgesave të telefonave të mençur premium të Samsung. Telefonat e palosshëm do të bëhen standardi i ri i telefonave të mençur”, deklaroi Roh Tae-moon, transmeton Telegrafi.

Samsung, natyrisht, se aktualisht është lider në tregun e telefonave e mençur të palosshëm. Ky raport citon të dhënat nga Omdia ku thuhet se Samsung ka shitur rreth 7.1 milionë njësi të kombinuara të Galaxy Fold 3 dhe Z Flip 3, në tregun që në total përbëhet nga rreth 9 milion njësi në total, dhe përpara lansimit të Fold 4, Samsung pretendon se 10 milionë telefona të palosshëm janë shitur në mbarë botën nga të gjithë prodhuesit.

Megjithatë, 7.1 milionë njësi të shitura janë larg të qenit si linja më e popullarizuar e Samsung për nga vëllimi. Kompania ka bërë dërgimin e rreth 271.5 milionë pajisje në vitin 2021, shumica e tyre e përbërë nga pajisje të përballueshme dhe të rangut të mesëm.

Por në anën e sektorit premium, Samsung aktualisht është më afër se sa shumë prej jush mund ta mendoni. /Telegrafi/