Bëhet fjalë për një funksion të quajtur Clean Energy Charging, të cilin kompania do t’ua ofrojë përdoruesve në SHBA pak më vonë këtë vit si pjesë e një përditësimi. Ky funksion do të optimizojë kohën e karikimit për periudhën kur rrjeti elektrik përdor burime më të qëndrueshme të energjisë. Apple thotë se qëllimi është të zvogëlojë gjurmën e karbonit të iPhone.

Kjo veçori plotëson opsionin Optimizing Battery Charging që Apple prezantoi disa vite më parë për të maksimizuar “shëndetin” e baterisë. Duke aktivizuar këtë cilësim, iPhone “mëson” rutinën ditore të karikimit dhe kufizon ngarkesën e baterisë në 80 për qind në momentin që përdoruesi fillon të përdorë sërish iPhone ose Mac të tij, i cili gjithashtu ka të njëjtin funksion.

Përveç kësaj, iCloud Shared Photo Library po vjen gjithashtu këtë vit, dhe ka të bëjë me krijimin e një biblioteke të veçantë iCloud që mund të aksesohet nga deri në gjashtë persona. Apple do të prezantojë gjithashtu mbështetje për standardin e shtëpisë inteligjente Matter kur të bëhet i disponueshëm këtë vjeshtë.

Përdoruesit e iPhone të pajtueshëm me iOS 16 tani kanë akses në një sërë veçorish të reja që lidhen kryesisht me personalizimin.

Veçoria Live Activities e bën të lehtë gjurmimin e disa gjërave në kohë reale, të tilla si statusi i dorëzimit ose rezultatet sportive. Opsioni për të redaktuar dhe marrë mesazhet e dërguara në aplikacionin iMessage do të jetë një punë e madhe për shumë njerëz, si dhe aftësia për të kopjuar dhe “ngjitur” objekte nga një foto në tjetrën. /Telegrafi/