Kompania e aksesorëve për telefonave të mençur Mous, i vendosi një kornizës mbrojtëse telefonit më të ri nga Apple, për të parë nëse i ndihmon të mbijetojë gjatë rrëzimeve, transmeton Telegrafi.

Drejtori ekzekutiv i Mous, James Griffith, mori pjesë në hedhjen me litar nga një lartësi mbi 50 metra, nga ku edhe hodhi telefonin e ri të Apple.

Për çudi, pasi përfundoi në tokë, korniza e ndihmoi iPhone 14 t’i mbijetojë këtij rrëzimi.

“Nuk e di nëse ishte më e frikshme hedhje me litar nga ajo lartësi apo ideja e shkatërrimit të iPhone 14”, tha me një dozë humori Griffith. /Telegrafi/