Samsung veçse ka lansuar një version të qëndrueshëm të One UI 5.0 i bazuar në Android për shumicën e telefonave të saj kryesore, duke përfshirë edhe serinë e Galaxy S22, pra është diçka e natyrshme që edhe Galaxy S21 FE ta marrë pjesën e saj të përmirësimeve të softuerit.

Jo se dikush dyshonte për këtë. Sigurisht, përdoruesit e Galaxy S21 FE nuk patën mundësinë të provonin softuerin e ri në testimin beta, por Samsung ka kohë që punon me dyer të mbyllura, shkruan GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Gjurmët se Galaxy S21 FE do ta ketë të integruar One UI 5.0, softuer i ndërtuar duke u bazuar mbi Android 13 ishin gjetur në disa serverë të Samsung, dhe ka sugjerime se vet përditësimi do të lansohet dikur gjatë muajit të ardhshëm.

Por që ende nuk ka konfirmime mbi këto thashetheme. Specifikat teknike mund ti gjeni: https://telefoniyt.com/telefoni/13625

Meqenëse telefoni u lançua me Android 12 në fillim të këtij viti dhe Samsung tashmë është zotuar të shtyjë të paktën katër përditësime kryesore për telefonat e tij kryesorë, ky do të jetë i pari për S21 FE. Tre përditësime të tjera të mëdha Android presin në të ardhmen./Telegrafi/