Nëse keni buxhetin e mjaftueshëm dhe ju pëlqejnë smartfonët e kompanisë Samsung, atëherë modeli më i ri i kësaj kompanie është ajo që kërkoni ;)

Përparësitë

Hardueri: 

I dalë në treg në prill të 2015 Samsung Galaxy S6 është smartfoni më i bukur që ka krijuar Samsung ndonjëherë.

Tanimë Samsung nuk ka pamje përafërsisht të ngjashme si të modeleve të mëherëshme. Dizajni i tij komplet i ri prej xhami, si në pjesën e përparme ashtu edhe të pasme dhe korniza e tij prej alumini do të ju bëj për vete në shikim të parë.

Butoni “Home” tanimë është avansuar, duke ju ofruar skanimin e gishtit më efikas deri më tani. Kjo bën që smartfoni të hapet vetëm me lejen tuaj dhe shumë më shpejtë se më herët.

Edhe ekrani i Galaxy S6 ka kualitetin “QuadHD” si dhe teknologjinë SuperAmoled, duke ofruar madhësi prej 5.1 inçëve si dhe dendësi prej 577ppi që shkurt e thjeshtë ti kënaq sytë.

Nëse edhe ky dizajn i bukur nuk ju mjafton, atëherë Samsung është kujdesur që për ju të prodhoj edhe Galaxy S6 Edge me specifika të ngjashme por me ekran të lakuar, që detajet e tij mund ti shihni këtu.

E për ata që rëndësi të veçantë ka kamera e një smartfoni, them se nuk do të zhgënjeheni. Galaxy S6 vjen me kamerë 16MP me stabilizues optik, që mund të inçizojë video me kualitet 4K. Për selfie gjendet kamera e përparme me kualitet prej 5MP me kënde fotografie mjaft të gjera, që lejon të kapësh më shumë gjëra në foto se sa me smartfonët e tjerë.

Softueri: 

Galaxy S6 fabrikisht ka sistemin operativ android Lolipop v5.0.2 i cili më pas mund të përditësohet, kurse si ndërfaqe ka TouchWizz.

Klasike për smartfonët Samsung është llojllojshmëria e karakteristikave softuerike, që mundësojnë kontrollin e smartfonit përmes gjesteve, zërit etj.

Risi është mundësia e zgjedhjes së numrit të rreshtave dhe kolonave me aplikacione në ekranin e kësaj pajisje. 

Për ju që jeni entuziast të fotografisë, përveç modeve të zakonshme të fotografisë, egziston edhe modi “Pro mode” për fotografi më profesionale. Ky opsion lejon përdoruesin që të zgjedh karakteristikat e fotografisë në mënyrë manuale si më poshtë:

Pro mode

 

Mangësitë 

Duke pasë parasysh dizajnin prej xhami, Galaxy S6 është “magnet” për shenjat e gishtave si dhe me raste mund të jetë i rrëshqitshëm.

Bateria nuk është e ndërrueshme dhe nëse jeni përdorues që rrini gjatë në smartfon, atëherë mund të mos ju qëndrojë një ditë të plotë. Por kjo mund të mos duket edhe aq mangësi duke marrë për bazë se rimbushja e Galaxy S6 bëhet për më pak se një orë.

Gjithashtu mungon porti për SD kartelë.

 

Rekomandimi

Asgjë nuk është ideale, dhe shpesh shija dhe përdorimi është subjektiv dhe varet nga secili. Por duke konsideruar veçoritë e këtij smartfoni lirisht mund të themi se Samsung Galaxy S6/Edge është top smartfoni i vitit 2015, prandaj lirisht zgjidheni një të tillë nëse keni dyshime.

Autori: Kastriot Limani (Facebook)