Veçoria e re është ndryshe nga funksioni ekzistuesi i Karikimit të Baterisë së Optimizuar (Optimized Battery Charging) në telefonat iPhone, që në formë inteligjente ngadalëson karikimin kur mbushja të ketë kaluar numrin prej 80 për qind duke mësuar rutinën e përditshme të karikimit të pajisjes, transmeton Telegrafi.

Kur aktivizohet kufiri për mbushjen e baterisë në 80 për qind, iPhone nuk do të kalojë kurrë atë pikë.

Në të gjitha modelet e iPhone 15 do të shfaqen tri opsione dhe për ta bërë këtë duhet të shkoni tek Settings – Battery – Battery Health & Charging – Charging Optimization:

Opsioni – Optimized Battery Charging (për të ngadalësuar mbushjen e telefonit pasi të arrihet kufiri 80 për qind)

Opsioni – 80% Limit (për të parandaluar karikimin e telefonit tuaj më tej pasi të mbushet 80 për qind)

Opsioni – None (asnjë veçori nuk do të aktivizohet për mbushjen e telefonit tuaj)

Ashtu sikurse me veçorinë Optimized Battery Charging kufiri prej 80 për qind mund të përmirësojë jetëgjatësinë e baterisë së iPhone-it duke reduktuar kohën e ngarkimit të plotë të baterisë.

Veçoria e re u zbulua më parë në kodin iOS 17 nga studiuesi i softuerit Steve Moser.

Apple thotë se të gjitha modelet e iPhone 15 kanë të njëjtën jetëgjatësi të baterisë sikurse modelet e iPhone 14. /Telegrafi/