Ndër të tjera të gjithë përpos kartelës, RAM memories dhe specifikat tjera mund ti gjeni në TelefoniYT.com, si dhe ti krahasoni ose edhe filtroni të gjithë në bazë të nevojë që keni.

 

Kartelat e memories apo fllesh kartelat janë pajisjet qe përdoren për të ruajtur informata digjitale. Këto memorie quhen edhe të lëvizshme për shkak të faktit se mund të lëvizen lehtësisht brenda dhe jashtë telefonit. Në ditët e sotme, të gjithë telefonat e menҫur që kanë memorie të lëvizshme dhe përdorin microSD kartela, por ka dhe disa tableta që përdorin SD kartela me madhësi të plotë. SD shkurtesa nënkupton Secure Digital, për siguri digjitale të të dhënave.

Nga tre sistemet kryesore operative, iOS, Android dhe Windows, Androidi është i vetmi që me të vërtetë mbështet memorie të lëvizshme. Me pajisjet iOS sic është iPhone, Apple nuk përfshin ndonjë metodë për zgjerim të kapacitetit të memories, në vend ajo i jep përdoruesve memorie të bollshme që ata mund ta përdorin për aplikacione, video, muzika etj.

MicroSD kartelat janë në dispozicion në tre klasa të ndryshme të kapacitetit dhe shpejtësisë.

Specifikacioni origjinal SD lejonte qe kartelat të jenë deri 2GB në madhësi, dhe pastaj SDHC-SD High Capacity (SD me kapacitet të lartë) kanë rritur limitin deri 32 GB. Së fundmi SDXC- SD Extended Capacity (SD Kapacitet të Zgjeruar) kanë rritur limitin e memories deri në 2 TB, por kartelat SDXC nuk janë të mbështetura nga shumica e telefonave të rinj. Ne portalin TelefoniYT.com mund ti shikoni cilat telefona kanë hapësirë për kartel përmes filtrit ku e zgjidhni opsionin kartelë për memorie.

Gjëja tjetër, përveq madhësisë, që duhet shikuar kur flasim për microSD kartela është shpejtësia, qe është e shkruar si “Class” në paketën e kartelës. Fatmirësisht numri i klasës është shumë lehtë i kuptueshëm pasi korrespondon me numrin më të vogël të shpejtësisë së shkruarjës në MB/s. Një kartelë qe ka kategorinë me klasë 4 do të jetë e aftë të shkruaj me shpejtësi minimale 4 MB/s, dhe klasa 10 shkruan me 10 MB/s.

Klasat mund të shkojnë aq sa prodhuesi dëshiron brenda specifikacionit të kartelës, dhe zakonisht klasa më e lartë nënkupton që kartela do të jetë më e shtrenjtë por do të ketë performancë më të mirë. Për microSD kartela më së miri qe mund të gjindet është 32 GB klasa 10. Këto kartela me këtë klasë shpesh punojnë më shpejt se vet memoria e brendshme e telefonit.

Autori: Sallmin Rexha (Facebook)