Për momentin, telefonia mobile është teknologji që është duke u rritur me shpejtësi të jashtëzakonshme. Ky përparim në teknologji mobile ka pasur ndikim në jetën e të gjithëve. Në ditët tona teknologjitë e ndryshme mobile si dhe telefonat e ndryshëm mobil konkurrojnë në treg. Telefonia mobile apo rrjeti celular është një nëndegë e shërbimeve telefonike, e cila mund të lëviz lirshëm për dallim nga telefonia fikse.

Rrjeti celular ose rrjeti mobil është rrjeti ajror i shpërndarë nëpër zona tokësore të quajtura celula, ku secila prej tyre shërben si një marrës-transmetues më lokacion të fiksuar. Në rrjetin celular secila prej këtyre celulave përdor varg të ndryshëm të frekuencave nga qelulat fqinje, për të shmangur interferencën dhe për të ofruar qasjën e garantuar brenda secilës celulë.

Kur bashkohen së bashku, këto celula sigurojnë radio mbulim në një hapësirë të gjerë gjeografike. Kjo mundëson numër të lartë të pranuesve portabil për të komunikuar me njëri tjetrin dhe me pranues fiks, si dhe me telefonat kudo në rrjetin celular, nëpërmjet stacioneve bazë, edhe në rast të levizjës së pranuesit nga një celulë tek celula tjetër.

Ekzistojnë disa teknologji të komunikimit celular. Në këtë artikëll do t’i cekim disa nga më të përdorura dhe më të fundit.

1G – Gjenerata e parë është teknologjia e parë e telefonisë ajrore celulare. Këto janë standarde telekomunikuese analoge që janë futur në funksion në vitet 1980. Radio sinjalet e përdorura te ky lloj i teknologjisë janë analoge. Teknologjia 1G është zëvendësuar plotësisht nga teknologjia 2G.

2G GSM Global System for Mobile Communication (Sistemi Global për Komunikim Mobil) është shkurtesa për gjeneratën e dytë të teknologjisë telefonike ajrore. Tre benefite primare të rrjetit 2G nga paraardhesi i saj është që bisedat janë digjitalisht të enkriptuara; janë më eficente në spektër duke lejuar shpërndarje më efektive të rrjetit si dhe ka prezantuar shërbime të të dhënave për telefonat mobil si SMS Short Message Service (Servisi i mesazheve të shkurta). Të gjitha tekstet e dërguara nëpërmjet rrjetit 2G janë digjitalisht të enkriptuara, duke lejuar transferin e të dhënave në atë mënyrë që vetëm pranuesi i caktuar mund ta pranoj dhe ta lexojë.

2.5G GPRS General Packet Radio Service - është teknologjia me ndryshim të paketave që lejon transferimin e të dhënave në rrjetin celular. Përdoret për internetin mobil, MMS dhe komunikimet tjera të të dhënave. Në teori shpejtësia e GPS është maksimum 115 kbps, por në shumicën e rrjetave celulare është rreth 35 kbps.

2.75 EDGE Enhanced Data for Global Evolution - është sistem i të dhënave i përdorur nga rrjetet 2G. Ky sistem ofron tre herë shpejtësi më të mëdha sesa sistemet GPRS. Shpejtësia teorike maksimale është 473 kbps por është zakonisht e limituar në 135 kbps.

3Gshkurtesa qëndron për gjeneratën e tretë të teknologjisë mobile të telekomunikimit. 3G gjen aplikim në telefoni ajrore të zërit, internetit mobil, video thirrje the TV mobil. Rrjetet 3G përkrahin shërbimet qe ofrojnë shpejtësi të transferit të të dhënave me shpejtësi tipike 2Mbps dhe maksimum teorik deri në 7.2 Mbps.

3.75G HSPA+ High Speed Packet Access - është versioni i përmirësuar i teknologjisë 3G që e zgjeron dhe përmirëson performancën e gjeneratës së tretë të teknologjisë mobile të telekomunikimit. Teorikisht shpejtësia maksimale e teknologjisë HSPA+ është 21Mbps dhe shpejtësi tipike prej 13.25Mbps.  

4G LTE është shkurtesa për gjeneratën e katërt të teknologjisë së telekomunikimeve mobile.duke pasuar teknologjinë 3G. Sistemi 4G, ofron ҫasje në brez të gjerë në internet, IP telefoni, servise të lojërave, TV me rezolucion të lartë, video konferencat, televizion 3D etj. Në botën reale teorikisht shpejtësitë maksimale të kësaj teknologjie tek telefonat mobilë mund të arrijnë deri në maksimum teorik 300 Mbps dhe shpejtësi tipike prej 42 Mbps.

Në tabelë shihen shpejtësitë maksimale Teorike dhe Tipike për llojet e ndryshme të teknologjisë mobile. 

Teknologjia

Shpejtësia Maksimale

TEORIKE

Shpejtësia

Tipike

2.5 GPRS 115 kbps 35 kbps
2.75G EDGE 473 kbps 135 kbps
3G 7.2 Mbps 2 Mbps
3.75G HSPA+ 21 Mbps 13.25 Mbps
4G LTE 300 Mbps 42 Mbps


Ndër të tjera informata rreth kesaj teknologjie, dhe specifikat tjera per telefona te ndryshem mund t'i gjeni në TelefoniYT.com, si dhe ti krahasoni ose edhe filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni. Gjithashtu në këtë link, në portalin tonë TelefoniYt mund t'i filtroni telefonat të cilat përkrahin teknologjinë 4G. 

Autori: Sallmin Rexha (Facebook