Ndër të tjera informata për telefona te ndryshem dhe specifikat e tyre mund t'i gjeni në portalin tonë TelefoniYT.com, si dhe kuptohet ti krahasoni ose edhe filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni.

 

Sensori është një pajisje që detekton (ndjen) ndryshimet në kushtet e ambientit dhe jep një sinjal qe mund të lexohet nga një telefon. Telefonat e mençur vijnë me shumëllojshmëri të sensorëve që automatizojnë ose lehtësojnë shumë nga punët tona për përditshme. Në këtë artikull jemi ndalur në disa sensorët kryesor qe përdoren sot tek telefonat e mençur dhe përshkrimin e tyre të shkurtër.

Akcelometrat janë sensorët qe janë të aftë të detektojnë ndryshimet në orientim të telefonit dhe t’i tregojnë ekranit qe të rrotullohet. Për thjeshtësim, akcelometri është sensor i cili i mundëson telefonit qe të dalloj “të poshtmën” nga “e larta”.

Akcelometri

 

Xhiroskopi është një pajisje që përdor gravitetin e Tokës për të determinuar orientimin. Xhiroskopi mund të ndjej rrotullime horizontale dhe vertikale, të bëjë matje në 6 drejtime dhe ka përdorim shumë praktik tek telefonat e mençur e sidomos tek lojërat mobile 3D.

Magnetometri është një sensor matës i cili përdoret për të matur fuqinë dhe drejtimin e fushës magnetike dhe së bashku me akcelometrin, xhiroskopin dhe sistemin GPS e determinojnë lokacionin e saktë të përdoruesit dhe lëvizjën e tij.

GPS apo Sistemi Global i Pozicionimit është një sistem i satelitëve që rrotullohen rreth Tokës dy herë në ditë duke transmetuar kohën precize dhe pozicionin (gjerësinë, gjatësinë dhe lartësinë). Me një telefon me pranues GPS përdoruesit mund të përcaktojnë lokacionin e tyre kudo në Tokë.

Assisted GPS është sistem GPS i cili ofron informata tek pranuesi GPS shumë më shpejtë sesa po të merreshin informatat nga satelitet direkt. Për përshpejtim të gjetjes së lokacionit nevojitet një link nga pajisja mobile tek serveri në Tokë i cili i ka të dhënat se ku gjendet sateliti dhe i cili ka fuqi shumë më të madhe procesimi sesa një pranues i telefonit. Serveri gjithashtu posedon të dhënat e përdoruesit të lokalizimeve paraprake dhe ndihmon në llogaritjen e pozicionit momental të përdoruesit me shtyllat e rrjetit celular duke lejuar pranuesit GPS të marrin informacione më shpejtë se ku gjendet përdoruesi bazuar në historikun e përdoruesit.

Assisted GPS


Senzori i matjës së rrahjës së zemrës
është sensor i cili mund të mat rrahjet e zemrës së një personi thjeshtë duke vendosur gishtin në sensorin. Kjo është karakteristikë e telefonave te gjeneratave më të reja te Samsung-ut. 

Barometri është sensor që e matë shtypjën atmosferike, i përdorur posaçërisht për parashikimin e motit në rrethinën në të cilën gjendet telefoni i mençur.

Sensori i afërsisë është sensori i cili mund të detektoj prezencën e objekteve afër telefonit pa ndonjë kontakt fizik. Senzori i afërsisë shpesh emeton një fushë elektromagnetike ose një tufë të radiacionit elektromagnetik (p.sh infrared), dhe shikon për ndryshime në fushë ose sinjal kthyes.

Lexuesi i gishtërinjve është teknologji e fundit e leximit biometrik të gishtërinjve dhe lejimit të çasjës në telefon në bazë të identifikimit me anë të prekjës me gisht.

Autori: Sallmin Rexha (Facebook