Sistemi operativ është infrastruktura softwerike bazë e sistemit telefonik dhe kontrollon të gjitha operacionet e telefonit. Sistemet operative më të popullarizuara për telefonat e mencur janë Android nga Google dhe iOS nga Apple dhe janë sistemet e vetme qe ende tregojnë rritje nga viti në vit. Më poshtë në listë pas këtyre sistemeve operative gjendet sistemi operativ RIM nga Blackberry dhe Windows Phone nga Microsoft. Larg në vendin e pestë gjendet sistemi në shuarje Symbian. Më poshtë mund të gjeni përshkrimin e sistemeve operative mobile më të njohura në tregun e sotëm.
Symbian OS
Sistemi operativ i cili deri vonë ishte më i përhapur në botë dhe mendohej qe nuk ka konkurrencë është Symbian. Me daljën e Android dhe iOS ky sistem pothuajse është zhdukur, së bashku me Nokia-n, kompaninë qe ka përdorur këtë sistem më së shumti në telefonat e vet të mençur. Sistemi Operativ Symbian deri vonë ishte sistemi operativ mobil me burim të mbyllur (closed source) ndërsa sot versioni i tij i fundit, apo çka ka mbetur prej tij, është me burim të hapur (open source). Ky sistem operativ mund të punoj vetëm me procesorët e prodhuesit ARM. Markat më të njohura të telefonave kanë përdorur këtë sistem, Samsung, Motorola, LG etj, mirëpo më së shumti popullaritet i ka dhënë Nokia. Ky sistem operativ ishte më i popullarizuar deri në fund të vitit 2010, kur është parakaluar nga Android. Versioni i tij i fundit është Nokia Belle (Symbian OS 10.1), versioni i fundit i të cilit ka dalur në Tetor 2012 !
Android OS
Android është sistemi operativ mobil i bazuar Linux dhe është i zhvilluar nga Google. Me ndërfaqje të bazuar në manipulim të drejtpërdrejt, Androidi është i disajnuar kryesisht për pajisjet mobile me ekran me prekje si telefonat e menҫur, tabletat, televizionet, orat e menҫura etj. Sistemi operativ përdor inputet me prekje që lirshëm përgjigjen në veprimet e përdoruesit dhe kanë një tastierë virtuale në ekran. Pavarësisht nga disajni i saj kryesisht i bërë për input në ekran me prekje, ky sistem gjithashtu përdoret tek konsolat e lojërave, kamerat digjitale, kompjuterët personal dhe pajisjet tjera elektronike. Androidi është sistemi operativ më së shumti i përdorur nga të gjithë sistemet tjera, me 82.2% të integrimit tek telefonat e menҫur, viti 2015. Është sistem operativ me burim të hapur dhe kushdo qe prodhon telefona mobil mund t’a përdor pa kurrfarë kompenzimi kompanisë Google. Versioni i tij i fundit është Android 6.0 i quajtur Marshmallow.
iOS
iOS (paraprakisht iPhone OS) është sistemi operativ mobil i zhvilluar nga Apple dhe i shpërndarë ekzkluzivisht për hardwerin e Apple. Është sistemi operativ që gjendet tek shumë pajisje Apple. Ndërfaqja e sistemit operativ është e bazuar në konceptin e manipulimit direkt duke përdorur gjestet me shumë prekje. Kontrolli i ndërfaqjës kryesisht bëhet nga prekjet në ekran dhe nga sustat. Akcelometrat e brendshëm janë të përdorur nga disa aplikacione për t’iu përgjigjur përdoruesit nga lëvizja e pajisjës. iOS gjendet tek 13.9% të telefonave të mençur. Versioni i tij i fundit është iOS 9.3.
Windows Phone OS
Windows Phone (WP) ëshë sistemi operativ mobil i zhvilluar nga Microsoft për telefonat e mençur. Specifikë e këtij sistemi operativ është ekrani startues i cili është i përbërë nga “pllaka” të gjalla, që përdoren për t’u lidhur me aplikacone të ndryshme apo me media fajllat. Përdoruesi mund të shtojë, korrigjoj, t’i rrisë apo zvogëloj, apo edhe t’i fshij pllakat. Pllakat janë dinamike, dmth nëse vjen ndonjë email në pllaka do të lajmerohet etj. Ky sistem operativ gjendet tek 2.6% te telefonave të mençur dhe versioni i tij i fundit është Windows 10.
Blackberry OS
Sistemi operativ më i sigurt në treg, aq sa edhe presidenti amerikan e përdor, është sistemi operativ i BlackBerry-t. Sikur iOS edhe ky sistem operativ është i zhvilluar vetëm për linjen e telefonave të mençur të kompanisë prodhuese, Blackberry. Sistemi operativ ofron multitasking dhe përkrah pajisjet inpute speciale që janë të adaptuara nga kjo kompani si mekanizmi rrotullimit për përshpejtim të punës dhe navigim më të lehtë për dikënd ndërsa për të tjerët ishte nga mekanizmat më irritues qe mund t’i ketë një telefon. Sistemi operativ nga Blackberry gjendet tek 0.3% të telefonave të mençur. Versioni i tij i fundit është 10.3.1.
Në grafikun dhe tabelën e mëposhtme shihet ndarja e tregut nga sistemet operative kryesore të telefonave të mencur për qerekët e dytë të katër viteve të fundit (Burimi: www.marketshare.com)
Ndër të tjera informata për telefona te ndryshem dhe specifikat e tyre mund t'i gjeni në portalin tonë TelefoniYT.com, si dhe kuptohet ti krahasoni ose edhe filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni.
Shkrimi i radhës: Android OS
Autori: Sallmin Rexha (Facebook)



.png)








