Është e mundur qe telefonat e menҫur tashmë e kanë arritur majën e rezolucionit për telefonat e tyre, duke ofruar ekranët qe janë më të pastër se vet syri i njeriut. Hapi i radhës do të jetë projeksioni hologram. Në esencë projeksioni i hologramit nënkupton kombinimin e tiparëve 3D dhe projeksioneve nga telefoni për të parë imazhin në mënyrë të detajuar nga të gjitha anët. Gjithashtu me hologramët do të mund të kontrollohej telefoni nga imazhi i shfaqur tek projeksioni i hologramit. Në artikujt në ditët në vazhdim nga TelefoniYT do të mundohemi qe t’ju demonstrojmë se si me mjete shtëpiake mund t’a bëni telefonin tuaj të shfaq disa imazhe me hologram.
Telefonat e mençur dita ditës po vërtetojnë qe nuk kanë të ndalur me prezantimin e risive të reja nga bota e teknologjisë. Më poshtë jemi munduar qe t’i cekim disa nga risitë qe priten të integrohen në telefonat e së ardhmës.
Shikimi i detajuar
Me “shikim te detajuar” kuptojme vetinë e telefonit të menҫur qe gjërat qe i shohim nëpërmjet kamerës të shfaqen në ekran të telefonit me informata të detajuara të vendit qe jemi duke e shikuar. Kjo teknologji punon me integrimin e kamerës dhe GPS-it për shfaqjën e të dhënave në kohë reale përderisa e kemi të kthyer kamerën nga vendi i caktuar. Thjeshtë duke përdorur kamerën në telefonin tuaj, mund të drejtoni telefonin ngado dhe në mënyrë të drejtpërdrejt telefoni do t’ju tregoj detajisht për lokacionin qe jeni duke e shikuar si p.sh muzetë, kafeteritë, restorane, ndërtesat etj.
Skanimi retinës
Së shpejti pritet qe telefonat mobil do të mund të identifikojnë përdoruesin me leximin e retinës syrit ose për të bërë ndonjë pagesë. Kjo teknologji pritet të jetë shumë më e saktë se lexuesi i gishtërinjëve. Gjithashthu kjo teknologji është shumë më vështirë për t’a mashtruar për dallim nga lexuesi i gishtërinjëve.
Ekranët fleksibil
Shumë shpejt pritet nga kompanitë e telefonave të menҫur qe të prodhojnë një ekran të madh për shikimin e filmave dhe lojërave ndërsa të mbajnë madhësinë e përshtatshme për mbajtje në xhep. Ekranët mund të palohen, të gjitha duke i falenderuar OLED teknologjisë. Ky ekran i hollë sa letra në të ardhmën do të mund të projektoj në të dy anë, ku do të mund të tregoni fotografi ose video dikujt në një anë të ekranit, kurse anën tjetër mund ta përdorni për kontrollim. Për momentin LG dhe Samsung janë duke punuar shumë në këtë drejtim ku edhe kanë dalur disa prototipe.
Hologramët
Projekti Google ARA
Projekti i cili pritet qe të bëjë revolucion të vërtetë në telefoni mobile vjen nga kush tjetër pos nga vet prodhuesi i sistemit Android, Google me emrin Projekt ARA. Projekti ARA është një iniciative e cila synon për të krijuar platformë me hardverë të hapur për të krijuar telefonët modular. Platforma do të përfshijë një shasi strukturale e cila mban të gjitha modulet e telefonit në një vend. Modulet do të përzgjidhen nga përdoruesi, si ekrani, tastiera, bateri ekstra etj sikur qe ndodh me kompjuterët personal. Pilot projekti per projektin ARA është duke u implementuar në Puerto Rico me shpenzimet e synuara për një telefon bazik jo më shumë se 50$.
Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;).
Autori: Sallmin Rexha (Facebook)