Nga eksperienca e dimë se sa e bezdisshme është kur telefoni është pranë shkyçjës për shkak të harxhimit të baterisë, e cila si duket kurrë nuk mjafton. Janë shumë mënyra për të kursyer baterinë tuaj në telefon, fshirja e aplikacioneve qe punojnë në sfond, zvogëlimi i ndriçimit, kufizimi i njoftimeve etj (më gjerë në artikujt në vijim).
Një mënyrë shumë efikase për kursim të baterisë së telefonit tuaj është me fshierjën e aplikacionit të Facebook-ut. Edhe pse aplikacioni ka mbi 1 miliard shkarkime nga e gjithë bota dhe një vlerësim prej 4.0 nga 5.0 maksimal, Facebook, sidomos tek pajisjet me Android, harxhon baterinë tuaj dhe e bën telefonin të ngadalshëm. Mos u frikësoni, nuk jemi duke thënë qe nuk keni nevojë fare me përdor Facebook-un, por po themi qe mos t’a përdorni vetëm aplikacionin e tij. Janë shumë mënyra tjera se si mund të çaseni në Facebook. Njëra nga mënyrat e preferuara është nëpërmjet shfletuesit tuaj në telefon, preferohet Google Chrome, tek i cili me pak hapa mund t’a bëni qe edhe t’ju njoftoj për cfarëdo njoftimi qe e pranoni. Ndërfaqja është jashtëzakonisht mirë e punuar, aq sa nuk do të vëreni dallimin fare nga aplikacioni.
Ky shpenzim i baterisë dhe ngadalsimi i punës së telefonit është pranuar edhe nga vet Facebook-u të cilët kanë thënë qe kanë vërejtur disa probleme me aplikacion qe e bëjnë telefonin tuaj të ngadalshëm dhe janë duke punuar qe të përmirësojnë këtë gjë.
Ndër të tjera informata për telefona te ndryshem dhe specifikat e tyre mund t'i gjeni në portalin tonë TelefoniYT.com, si dhe kuptohet ti krahasoni ose edhe filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni.
Autori: Sallmin Rexha (Facebook)