Është e mundshme të përdoret Google Maps pa pasur çasje në internet nga telefoni. Kjo është e mundshme nëse paraprakisht kemi shkarkuar hartën e një vendi të caktuar qe dëshirojmë t’a kemi gjithmonë me vete.  Në këtë artikull ju kemi treguar instruksionet hap pas hapi se si mund të bëhet kjo:

Hapi 1: Hapeni Google Maps dhe shtypeni Meny-në. Kërkoni për opsionin Offline areas dhe klikoni atë.

 

Hapi 2: Tek tab-i i Offline Areas tani klikoni plusin në të cilin rast do të shtoni një hartë qe dëshironi t’a shkarkoni

 

 

Hapi 3: Tani zgjidheni vendin qe dëshironi t’a shkarkoni dhe t’a keni gjithmonë me vete edhe kur nuk keni internet me veti. Në këtë rast kemi selektuar tërë Republikën e Kosovës, gjë e cila ka nxënë rreth 35MB hapësirë në telefon. E shkarkoni dhe e keni gjithmonë me vete për navigim pa pasur nevojë për çasje në internet.

 

Mangësitë e kësaj mënyrë të përdorimit të Google Maps është madhësia qe lejohet të shkarkohet e cila nuk mund të jetë më e madhe se 1.5GB si dhe këto harta të ruajtura fshihen automatikisht pas 30 ditësh, kështu qe do duhet t’i shkarkoni përsëri, apo t’i përditësoni kohë pas kohe. Gjithashtu edhe një e metë për territorin tonë, është se hartat në Kosovë nuk janë shumë të mbushura me detaje, kështu qe do të shkarkohen vetëm rrugët kryesore.

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;).


Autori: Sallmin Rexha (Facebook)