Imituesit e telefonave mobil kanë arritur qe në mënyrë të përkryer t’a kopjojnë nje telefon të caktuar saqe është shumë e vështirë për t’a dalluar nga origjinali sidomos nga pamja e jashtme. Telefonat jo origjinal kanë dukjën, ekranin, paketimin dhe pjesët shtesë qe vijnë me telefonin pothuajse identike me origjinalin. Më poshtë kemi shënuar disa mënyra qe mund t’ju tregojnë se si t’a dalloni telefonin origjinal nga ai jo origjinal.
LEXONI PËR TELEFONIN
Gjëja e parë qe duhet bërë para se të bleni një telefon është të lexoni sa më shumë për telefonin qe dëshironi të bleni. Me këtë nënkuptohet të lexoni për specifikat e tij, ngjyrat me të cilat prodhuesi origjinal i prodhon, emrin e saktë të modelit, tiparet, software-in dhe hardware-in. Këto informata zakonisht mund të gjenden tek faqja zyrtare e prodhuesit.
PAMJA
Siç e cekëm edhe më lartë, është shumë e vështirë për të dalluar telefonin jo origjinal nga pamja e jashtme. Në përgjithesi janë disa cikërrima të vogla të cilat e dallojnë telefonin jo origjinal. Pothuajse të gjithe telefonat jo origjinal kanë një LED dritë për njoftime e cila është e vrazhdë për t’u parë edhe ka ndriçim jo të shpërndarë barabartë. Zakonisht këto drita ndriçojnë më shumë se qe duhet. Një tipar tjetër është trashësia e përgjithshme e telefonit, madhësia dhe vendosja e sustave, të cilat jo rrallë nuk kanë vend të njejtë sikur telefonat origjinal. Shpesh këto susta gjendet për disa cm më lartë apo më poshtë.
HARDWARE
Shpesh herë telefonat jo origjinal kanë tiparë të ndryshme qe telefonat origjinal nuk i posedojnë. Pothuajse të gjithë neve na ka ndodh qe të rastisim në ndonjë telefon qe ka mundësinë e shfaqjës së sinjalit analog nga TV, antenë sikur transistorët në kohë të luftës, telefon me dy, tre, katër edhe me nga pesë sllote për SIM kartelë dhe bateri qe mbushet per 30 minuta e nuk zgjat as 2 orë, telefon në formë të veturave sportive, lojërave a çka jo tjetër. Këto janë disa nga tiparët qe janë lehtë të dallueshme dhe qe na tregojnë qe kemi të bëjmë me një telefon nga një kompani qe gjendet në ndonjë podrum në Kinë.
Memoria e brendshme tek këto telefonat reklamohet si e madhe por shpesh nuk ka përputhje me versionin origjinal.Një tipar tjetër dallues është kamera. Edhe pse reklamohet sikur kamerë me rezolucione të lartë, 5-20 MP, në përgjithësi me shkrepjën e fotografisë së parë mund të dallohet qartë qe kemi të bëjmë me një kamerë shumë të dobët.
Bateritë e tregut të zi dhe mbushësit e tyre gjithashtu gjenden në treg shumë duke paraqitur rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Këto zakonisht shiten me çmime shumë të lira dhe nuk kanë qendrueshmëri dhe kapacietet sikur telefonat origjinal.
Një tipar qe më së shumti e dallon një telefon origjinal nga ai jo origjinal nga ana hardwerike është rezolucioni i telefonit. Nëse keni porositur një telefon me rezolucion 1080x1920 dhe përsëri ekrani doket si i turbullt gjasat janë të mëdha qe telefoni nuk është origjinal. Kjo është problematike për t’u kopjuar pasi ekrani është nga komponentet më të shtrenjta të një telefoni dhe shumica e kopjuesve nuk kanë llogari për të vendosur ekranët me rezolucione më të mira.
SOFTWARE
Nga ana e software-it, shpesh herë këto telefona punojnë nga sistemet operative të shkallës së dytë apo sistemet operative pirate. Me ndezjën e telefonit për herë të parë nga ngjyrat e ekranit, nga shpejtësia e ndezjës dhe nga shpejtësia e bashkëveprimit me anë të ekranit me prekje mund të dallohet qartë qe kemi të bejmë me një telefon jo origjinal.
Një tipar tjetër dallues nga origjinali mund të jetë edhe IMEI number (International Mobile Equipment Identity – Identiteti internacional i pajisjës mobile). Shpesh herë telefonat jo origjinal nuk kanë fare numër IMEI apo kanë ndonjë numër të rastësishëm qe nuk mund të gjendet askund. Për të kontrolluar legjitimitetin e numrit tuaj IMEI si dhe numrin e modelit mund të hyni në këtë link. IMEI numri tek çdo telefon gjendet duke shtypur *#06#.
Ndër të tjera informata për telefona te ndryshem dhe specifikat e tyre mund t'i gjeni në portalin tonë TelefoniYT.com, si dhe kuptohet ti krahasoni ose edhe filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni.
Artikulli i radhës: Dalloni telefonin origjinal nga ai jo origjinal – demonstrim me aplikacion
Autori: Sallmin Rexha (Facebook)