Në një gamë të gjerë të prodhuesve të telefonave mobil është shumë e vështirë për të bërë një listë të telefonave më të mirë. Në këtë artikull jemi munduar qe të bëjmë një përmbledhje prej 5 telefonave më të mirë, të cilat ne tek TelefoniYT kemi menduar qe janë më të mirë për momentin. 

5. Samsung Galaxy Note 5

Edhe pse në Gusht bëhen 1 vjet qe nga dalja e tij, Galaxy Note 5 nga Samsung, është një nga telefonat më të mirë qe mund të gjenden në treg sot. Me disajn, përformancë dhe kamerë të shkëlqyeshme nuk ka arsye pse mos t’a përfshimë në këtë listë. Të metat e tij kryesore janë mungesa e një slloti për memory card dhe bateria jo e lëvizshme.

 

4. Huawei Google Nexus 6P

Në vendin e 4 kemi zgjedhur telefonin Nexus 6P nga Google, të prodhuar nga Huawei. Është ky telefon qe i ka të gjitha. Ekran të madh 5.7”, kamera me rezolucione të larta dhe performancë të shkëlqyeshme. E vetmja arsye pse gjendet para Note 5 është për shkak të përditësimeve të menjëhershme qe merr posa të del versioni më i ri i Android.

 

3. Apple iPhone 6S & 6S Plus

Apple, kompania qe për momentin vlen më së shumti në botë nuk ka dështuar me telefonat e tyre të fundit. Këto telefona kanë performanca jashtëzakonisht të mira marrë parasysh specifikat “në letër” shumë të të vogël se shumica e konkurrentëve të tyre. Sa i përket disajnit nuk ka nevojë për koment. I mbështjellur nga alumini është një nga telefonat më të mirë qe mund t’a mbani në duar.

 

2. LG G5

Kompania LG ka ndryshuar kahjën e telefonisë mobile me telefonin e tyre G5. Është ky një nga telefonat qe përfshin brenda vetës performancë të jashtëzakonshme si dhe inovacion të shumë pritur në telefoni mobile. LG G5 vjen me module qe mund të ndrysohen varësisht nga preferencat e përdoruesit. Mund të shtoni bateri, zërim më të mirë, kontrollues mekanik të kamerës dhe shumë tjera qe pritet të dalin.

 

1. Samsung Galaxy S7 & S7 Edge

Sipas të gjitha gjasave askënd nuk e ka befasuar vendi i parë në listë. Disajn të mrekullueshëm, performancë fantastike, kamerat më të mira për momentin, sllot për memory card, resistent ndaj ujit, përkrahje për çdo gjë qe ju shkon në mendje, Samsung me S7 ka marrë telefonin më të mirë të vitit të kaluar Galaxy S6, dhe e ka bërë edhe më të mirë.

Shtesë kësaj tek portali jonë mund t’i shihni çmimet e secilit nga këto telefona në tregun tonë, specifikat e tyre, krahasimin mes tyre dhe shumë tipare tjera.

Autori: Sallmin Rexha (Facebook)