Kompania me numrin më të madh të telefonave në botë dhe kompania e cila është qartazi dominante në numrin e telefonave qe përkrahin sistemin Android, Samsung ka prezantuar para pak çastesh telefonin e saj të fundit qe hyn në kategorinë e fabletëve, kategorinë të cilën vet e ka filluar kjo kompani. Është ky telefoni Samsung Galaxy Note 7 për të cilin telefon ju kemi paralajmëruar në artikullin paraprak. Ashtu siç edhe është pritur telefoni vjen me specifika fantastike dhe me disa risi qe ende nuk janë parë në asnjë telefon. Më poshte shijoni disa fotografi zyrtare të këtij telefoni dhe pastaj mund t’i lexoni të gjitha specifikat kryesore qe i sjell Samsung.
IRIS Skaner
Tipari special dhe i pari në një telefon nga një kompani e besueshme është IRIS skaneri i cili nënkupton hapjen e telefonit me lexim të syrit nga përdoruesi dhe kjo do të jetë shumë tipar i nevojshëm për personat qe mbajnë përmbajtje të fshehtë në telefonat e tyre. Sa do të jetë i përshtatshëm dhe i nevojshëm për përdoruesin e zakonshëm duhet pritur qe të testohet gjatë ditëve në vazhdim.
Procesori dhe memoria
Sistemi në çip i këtij telefoni përbëhet nga Snapdragon 820 64-bitsh për tregun amerikan dhe Qualcomm 8893 në tregun global. Ky telefon vjen me 4GB RAM, gjë e cila është bërë tani më standard në pothuajse të gjithe prodhuesit. Memoria e brendshme është 64GB me mundësi shtimi me microSD deri në 2TB.
Disajni, ekrani
Disajni dhe madhësia e telefonit është pothuajse e njejtë me S7 Edge, vetëm me madhësi më të madhe. Shtesë kësaj një gamë më e gjerë e ngjyrave. Ekrani i telefonit është 5.7inch, i cili është pothuajse kufiri mes telefonit qe mund të mbahet në xhep dhe tabletit dhe vjen me 518ppi.
Kamera, bateria
Kamera e pasme është 12MP dhe e përparme 5MP dhe më në fund vjen një kohë kur numri i piksellave nuk është specifike kryesore për përzgjedhjën e kamerave tek telefonat. Bateria është mjaft me kapacitet 3500mAh dhe është më e vogël se S7 Edge dhe kjo vjen për shkak të disa specifikave shtesë qe i ka telefoni.
Ndër të tjera informata për telefona te ndryshem dhe specifikat e tyre mund t'i gjeni në portalin tonë TelefoniYT.com, si dhe kuptohet ti krahasoni ose edhe filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni.
Autori: Sallmin Rexha (Facebook)