Modeli ikonik Nokia 3310, rikthehet pas 17 vitesh me një çmim prej vetëm 49 eurove. Prezantimi u bë në kuadër të Mobile World Congrss (MWC), dje, në Barcelonë të Spanjës, transmeton Telegrafi.

Bateria e modelit të ri i ka 22 orë kohë për bisedë, 10 orë më shumë se modeli origjinal. Ndërsa, mund të zgjasë një muaj në “standby”. Në të është edhe loja e dashur dikur, “Snake”!

Modeli origjinal 3310 është shitur për mbi 100 milionë njësi.

Burimi: Telegrafi.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)