Një raport i ri i Gartner thotë se shitjet globale të smartfonëve ranë me 20.4% në tre mujorin e dytë të 2020-ës në 295 milionë njësi. Pandemia e Covid-19 fshihet pas kësaj rënie drastike të shitjeve. Kufizimi i udhëtimeve, mbyllja e dyqaneve dhe izolimi kanë bërë që shitjet e smartfonëve të pësojnë rënie këtë vit.
Nga prodhuesit e mëdhenj të smartfonëve, vetëm Apple shpëtoi. Sipas Gartner kompania shiti 38 milionë iPhone në tre mujorin e dytë të 2020 një rënie me 0.4% nga viti në vit.
Samsung shiti 54 milionë smartfonë, një rënie me 27.1% krahasuar me një vit më parë. Xiaomi dhe Oppo nuk performuan më mirë me rënie prej 21.5% dhe 15.9% respektivisht.
Nga kjo situatë më së shumti ka përfituar Huawei i cili zuri vendin e parë në botë si prodhuesi më i madh. Edhe firma analitike Canalys tha se Huawei ka shitur më shumë telefonë sesa Samsung.