Këtë vetë Qualcomm prezantoi Snapdragon 690, një çip 5G për pajisjet e rangut të mesëm. E thënë thjeshtë ky çip do të sillte teknologjinë 5G tek pajisje me kosto më të ulët.  Por Qualcomm nuk do të ndalet aty. Sot kompania zbuloi planet për të sjellë 5G edhe tek procesorët për smartfonët e segmentit të ulët në 2021 transmet PC World Albania.

Detajet janë të pakta, por Xiaomi do të jetë kompania e parë që prezanton një smartfon me kosto të ulët dhe teknologjinë 5G, dhe kjo falë çipeve që reja Snapdragon 4-Series të Qualcomm.

 Teknologjia 5G sot është e disponueshme në 35 vende të botës dhe 80 rrjete komerciale. Aktualisht smartfonët që kanë teknologjinë 5G kushtojnë 500 deri në 700 dollarë për ata që kanë procesorët Snapdragon 7-Series ose nën-flagshipë, dhe mbi 700 dollarë smartfonët flagship me procesorët Snapdragon 8-Series si OnePlus 8 apo Galaxy S20.

Por me procesorin e ri, teknologjia 5G mund të vijë tek smartfonë që aktualisht kanë procesorë Snapdragon 4-Series dhe kushtojnë deri në 140 dollarë.

 Diferenca e madhe mes 5G së një smartfoni të tillë dhe një flaghipi do të jetë lloji i teknologjisë. Flagshipë kanë 5G në frekuencat e ulëta nën-6Ghz (që do të thotë më pak shpejtësi interneti) dhe frekuencat e larta mmWave mbi 26Ghz dhe që mundësojnë shpejtësi gigabitëshe.

Smartfonët low-cost me shumë gjasa do të kenë frekuencën e ulët të 5G nën-6Ghz por që mbetet një hap i madh përpara krahasuar me teknologjinë aktuale 4G LTE.