Rrjeti social Facebook lançoi disa mjete të reja të cilat do të ndihmojë përdoruesit të mbrojtjen fotot e tyre dhe të ushtrojnë mbi të drejtën e pronësisë Përdoruesit së shpejti mund të kërkojnë pronësinë e një fotoje që u përket atyre dhe është publikuar nga dikush tjetër. Në të kaluarën përdoruesit e Facebook mund të deklaronin pronësinë e tyre mbi një muzikë ose video por tani mund të bëjnë të njëjtën gjë me imazhet.
Nëse sistemi gjen një foto të ripostuar, është përdoruesi ai që vendos çfarë ndodh me kopjen e vjedhur. Përdoruesi mund të zgjedhë ta fshijë, të vendosë një bllokim gjeografik ose ta lërë pa ndërmarrë asnjë masë.
Me pak fjalë mjeti i ri i jep fuqi krijuesve. Fotografët, dizajnerët dhe artistët janë ata që do të përfitojnë më së shumti duke mbrojtur fotot e tyre dhe të mos shqetësohen më për përmbajtjen e vjedhur. /PCWorld Albanian