Vetëm një javë nga lançimi i përditësimit madhor iOS 14.5, apple ditën e Hënë publikoi një të ri për iOS, iPadOS, macOS dhe watchOS.

Kompania tha në udhëzimet e paraqitur se përditësimet adresonin disa probleme sigurie në WebKit që po përdoreshin në mënyrë aktive. Sipas Apple hakerët mund të ekzekutonin kod në distancë përmes këtyre problemeve.

Gjithashtu zbuloi probleme me korruptimin e memories në macOS dhe iOS. Apple ka lançuar iOS 14.5.1, iPadOS 14.5.1, macOS Big Sur 11.3.1 dhe watchOS 7.4.1 për të adresuar këto shqetësime.

Përdoruesit e modeleve më të vjetra iPhone, iPad dhe iPod që nuk marrin versionet e fundit mund të shkarkojnë dhe instalojnë iOS 12.5.3 në vend të saj.

Duke qenë se Apple thotë që problemet po shfrytëzohen aktivisht, është një ide e mirë të instalohen përditësimet sa më parë. /PCWorld Albanian