Instagram do tju ofrojë përdoruesve opsionin për të fshehur numrin e pëlqimeve të cilat ata marrin në postimet e tyre.
Rrjetin social kështu kërkon të ulë presionin mbi njerëzit në platformë. Përdoruesit me këtë funksion të aktivizuar do të shohim emrin e një përdoruesi i cili ka pëlqyer postimin shoqëruar nga “të tjerë” në vend të numrit të pëlqimeve.
Mjeti është testuar në disa vende të botës që prej 2019-ës por tani po lançohet në mbarë botën.
Në testimet dhe hulumtimin e Instagram u pa se heqja e postimeve ka pasur impakt të vogël mbi sjelljen e përdoruesve.
Për të aktivizuar këtë funksion duhet të veproni si mëposhtë:
- Shkoni në Settings
- Hyni në seksionin e ri “Posts”
- Përzgjidhni opsionin “Hide Like and View Counts.”
Edhe nëse një përdorues lejon shikimin e numrit të pëlqimeve, ata nuk shohin dot numrin e pëlqimeve të të tjerëve nëse i kanë fshehur. /PCWorld Albanian