Përdoruesit e WhatsApp më në fund do të mund të kalojnë një bisedë të tërë mes telefonëve iOS dhe Android.

Funksionaliteti së hpejti do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit të cilët mund të zhvendosin fotot, videot, mesazhet zanore dhe ato të tekst në mënyrë të sigurtë nga një pajisje tek tjetra.

Transferimi i bisedave do të jetë i mundur aktualisht vetëm në telefonët Samsung dhe bazuar në mjetin e transferimit të Samsung njohur si Smart Switch.

Ky aplikacion bën të mundur transferimin e kontakteve, fotove, muzikës, mesazheve, shënimeve, kalendarëve në drejt të telefonët Samsung. Tani mund të transferojë edhe bisedat e WhatsApp.

Funksionin e ri WhatsApp e tregoi në evenimentin Galaxy Unpacked. Për ta përdorur përdoruesit duhet të lidhin telefonin e vjetër dhe të riun përmes një kablli USB-C në Lightining dhe të lançojnë Smart Switch. Më pas do të kërkohet skanimi i një kodi QR me telefonin e vjetër për të eksportuar bisedat e WhatsApp. /PCWorld Albanian