Teknologjia 5G po përhapet dhe adoptohet me shpejtësi. Sipas një raporti të fundi nga GSA, 58 vende të botës kanë rrjetet 5G të instaluara deri në Qershor të 2021, ose 38 më shumë se një vit më parë.
Shumë operatorë të tjerë kanë filluan testimin ose implementimin e teknologjisë pjesërisht. Pritet që teknologjia 5G të arrijë 1 miliardë përdorues në 3 vitet e ardhshme krahasuar me 4 vite që ju deshën teknologjisë 4G dhe 12 vite teknologjisë 3G.
Amerika dhe Evropa janë pararoja e kësaj teknologjie me rrjetet e para të implementuara në këto kontinente. Por investime janë bërë edhe në Azi.
Koreja e Jugut është vendi i parë në botë që instaloi rrjetin e parë 5G dhe do të vijojë të udhëheqë sa i përket penetrimit të teknologjisë.
Deri më 2025, 60% e lidhjeve në internet do të jenë përmes teknologjisë 5G. /PCWorld Albanian