Instagram lançoi reklamat në mbarë botën për Instagram Shops ditën e Marte ndërsa po përpiqet të gjenerojë më shumë të ardhura dhe fitime nga brendet që po kërkojnë konsumatorë të rinj.
Instagram Shop është një seksion më vete në aplikacionin e shpërndarjes së fotove dhe videove ku përdoruesit mund të kërkojnë për sende dhe gjëra si veshje, produkte kozmetike e në disa raste të blejnë direkt nga aplikacioni Instagram.
Përdoruesit mund të klikojnë në një reklamë në Instagram Shop për më shumë detaje rreth produktit apo të shfletojnë sende shtesë nga brendi në fjalë ose të ruajnë në shportën e dëshirave.
Instagram nisi testimin e reklamave në fillim të këtij muaji ma një numër të kufizuar reklamuesish por funksionaliteti tashmë është i disponueshëm globalisht ku Instagram Shop ofrohet. /PCWorld Albanian