U theksua se në këto vende, më shumë kohë është shpenzuar për aplikacionin e TikTok. Është vlerësuar se kjo është pasojë e faktit se ky aplikacion është përmirësuar, dhe kjo vlen edhe për cilësinë e transmetimit të videove.

Aplikacioni YouTube është ende ndër pesë më të përdorurit – ai që kërkon më shumë kohë. Sidoqoftë, YouTube, i cili është në pronësi të Google, ka dy miliardë përdorues, që është dukshëm më shumë se 700 milionë përdorues të TikTok, dhe sa kishte në mes të vitit të kaluar, raporton theverge.

Raporti, pra kërkimi, përfshiu vetëm ata që kanë celularë me sistemin Android. Por Kina përjashtohet nga sondazhi, ku TikTok, i njohur si Douyin, është aplikacioni më i popullarizuar.

TikTok tejkaloi YouTube në Prill të këtij viti në sa kohë përdoruesit shpenzojnë në aplikacionin e tij. Për më tepër, aplikacioni i TikTok ishte më i shkarkuari në vitin 2020.

Duhet theksuar se kompania App Annie është e specializuar në analizën e tregut të aplikacioneve. /Telegrafi/