Kjo nënkupton dy vite më shumë sesa propozimi i mëparshëm i Komisionit – duke i dhënë përkrahje telefonave ngjashëm sikurse është rasti me kompjuterë, transmeton Telegrafi.

Por nuk është për t’u habitur që dy propozimet të refuzohen nga prodhuesit. Grupi për industri DigitalEurope (që numëron Apple, Google dhe Samsung) dëshiron që kushti të jetë vetëm tri vite azhurnim të sigurtë – duke kërkuar që të kufizohet marrëveshje për pjesë rezervë të ekraneve dhe baterive, altoparlantëve dhe komponentëve tjera që konsiderohen si të besueshme.

Me fjalë tjera, DigitalEurope përkrah idenë e status quos. Derisa Apple zakonisht siguron pesë viteve azhurnim dhe siguri, kurse shumë prodhues të Android këtë përkrahje e ndalin në vetëm tre vite e me raste edhe më pak. /Telegrafi/