Xiaomi ka vendosur të sfidojë Facebook në hapësirën e veshjeve elektronike duke lançuar syzet inteligjente.

Pajisja nuk mund të realizojë foto por mund të shfaqë mesazhe e njoftime, të bëjë thirrje, të ofrojë navigimi dhe të përkthejë tekst përpara syve tuaj në kohë reale.

Ashtu si Facebook, Xiaomi vendosi fokusin tek pesha e lehtë e syze prej 51 gram. Ato kanë një indikator drite e cila ndizet kur kamera 5-megapiksel është në përdorim.

Syzet e Xiaomi fuqizohen nga një procesor me katër bërthama ARM dhe vjen me Android. Gjithashtu përdorin teknologjinë MicroLED e cila njihet për panele më jetëgjatë dhe me shkëlqim më të lartë sesa OLED.

Megjithatë imazhet nuk do të shfaqen në ngjyra sepse Xiaomi zgjodhi një panel monochrome. Syzet nuk do të jenë thjeshtë një ekran dytësor për telefonin sipas Xiaomi.

Në mënyrë të pavarur ato mund të bëjnë shumë gjëra si leximi i njoftimeve, i mesazheve apo vendosja e alarmeve. Mikrofoni i integruar mund të kapë të folurën e një personi dhe algoritmet ta përkthejnë atë në kohë reale.

Kompania ende nuk ka dhënë një datë debutimi as çmim. /PCWorld Albanian