Xiaomi rikthehet në botën e tabletëve me prezantimin e Xiaomi Pad 5. Tableti i fundit që kompania prezantoi ishte Mi Pad 4 në 2018-ën.
Ky tablet do të jetë në shitje në tregjet Evropiane të kompanisë. Ka një ekran 11-inç WQHD+ 120Hz, 6GB RAM dhe procesorin Snapdragon 860, një version i përmirësuar i Snapdragon 855 nga 2019-ta.
Në pjesën e pasme të tij është një kamër 13-megapiksel ndërsa kamera ballore ka sensor 8-megapiksel.
Për nga dizajni, Pad 5 është shumë i ngjashëm me iPad Pro. Ka një kornizë të hollë, skaje të rrafshëta dhe modifikimet në MIUI ngjajnë me sistemin operativ të Apple.
Cilësia e ekranit dhe e katër altoparlantëve është e shkëlqyer. Mbetet për tu parë sesi do të funksionojë me produktivitetin.
Tableti kushton 349 euro për modelin 128GB dhe 399 euro për modelin 256GB. /PCWorld Albanian