Por për çfarë bëhet fjalë?

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pavarësisht nëse e jepni telefonin tuaj “për një më të ri”, pavarësisht nëse e shisni ose e dhuroni, gjëja e parë që duhet të bëni është të fshini të gjitha të dhënat prej tij.

Kjo do të përgatisë pajisjen – android – për përdoruesin e ardhshëm, por gjithashtu do të parandalojë që të dhënat tuaja të mos bien në duar të gabuara.

Kështu, meqenëse keni transferuar së pari të gjitha të dhënat në telefonin e ri ose keni bërë një kopje rezervë, është koha për të fshirë atë të vjetrin.

Veç kësaj, fshini çdo fjalëkalim të ruajtur nga shfletuesit dhe aplikacionet tuaja. Hiqni sinkronizimin e tyre nga llogaritë e lidhura.

Hiqni kartën tuaj SIM dhe çdo memorie të jashtme.

“Dilni” nga llogaritë tuaja në Google.

“Fshini” çdo kartë pagese të lidhur me telefonin tuaj.

Kriptoni të dhënat tuaja. Një “rikthim i thjeshtë në gjendjen e fabrikës” nuk i fshin plotësisht të gjitha të dhënat nga telefoni juaj, kështu që të gjithë skedarët tuaj mund të rikuperohen lehtësisht.

Të dhënat e koduara do të thotë që edhe nëse pronari i ri i pajisjes tuaj përpiqet të rivendosë të dhënat tuaja, nuk do të jetë në gjendje t’i përdor ato. /Telegrafi/