Apple lançoi ditën e sotme iOS 15, iPadOS 15, watchOS 8 dhe tvOS 15 për iPhone, iPad, Apple Watch dhe Apple TV. Përdoruesit nuk do të shohin menjëherë përditësimet por do të ofrohen gradualisht për të gjithë përdoruesit.

Aplikacionet FaceTime dhe Messages janë përmirësuar në iPhone dhe iPad. Me FaceTime e ri vjen audio hapësinore e cila redukton zhurmat në sfond ndërsa njerëzit mund tu bashkohen thirrjeve në grup edhe përmes lidhjeve në ueb dhe Android.

Me iMessages do të jetë më e thjeshtë të qëndroni të përditësuar me miqtë dhe familjen falë tabeve të dedikuara News, Music, TV dhe Podcast.

Njoftimet janë rimodeluar gjithashtu. Përdoruesit kanë më tepër kontroll mbi njoftimet push dhe mund të zgjedhin çfarë njoftimesh duan të marrin apo të krijojnë konfigurime të tyre.

 

Risi në iOS 15 është funksioni Live Text i cili funksionon ngjashëm me Google Lens. Duke drejtuar kamerën drejt një objekti ku ka shkrim në të, përdoruesit mund të nxjerrin tekstin dhe ta kopjojnë e ngjisin atë në një dokument.

Funksionalitete të reja ka edhe në aplikacionet Maps, Photos dhe Weather. Rezultatet e kërkimit në Spotlight janë më të pasura me informacion dhe tani përmbajnë edhe foto.

Një funksionalitet që iOS 15 dhe iPadOS 15 do ti mungojnë në momentin e debutimit është SharePlay. Nëse pëlqeni të shikoni filma, shfaqja apo të dëgjoni muzikë me miqtë tuaj përmes FaceTime, me këtë funksionalitet mund të ndani ekranin me miqtë.

Apple do ta ofrojë këtë funksionalitet edhe në tvOS 5 dhe macOS Moneterey. Përditësimi në watchOS 8 nuk është aq i gjithanshëm. Në fokus kanë qenë kategoritë stërvitore ku janë përfshirë disa të reja. Është thelluar integrimi me iPhone me mbështetje për Focus Mode dhe aplikacionin Contacts.

Edhe Apple TV ka audio hapësinore. Nëse keni një iPhone 6S ose më vonë, iPhone SE dhe gjeneratën e 7-të të iPod Touch, ju mund të instaloni iOS 15. Ata që kanë tabletë Apple mund të instalojnë iPad OS në duke filluar nga gjenerata e 5-të, nga iPad mini 4, nga iPad Air 2 dhe të gjitha modelet iPhone Pro. /PCWorld Albanian