Apple lajmëroi ditën e sotme se shitjet e Apple Watch Series 7 fillojnë ditën e Premte më 8 Tetor. Pajisja do të shitet për 399 dollarë dhe godet dyqanet një javë më vonë më 15 Tetor.
Ndryshimi më i madh është një ekran me korniza më të holla dhe funksionalitetin Always On. Apple ka rritur madhësinë e orëve në 41mm dhe 45mm duke reduktuar kornizën e ekranit me 1.7mm.
Ndërfaqja e përdoruesit përfiton nga avantazhet e ekranit më të madh duke shfaqur një tastierë QWERTY. Jetëgjatësia e baterisë është e ngjashme me Apple Watch Series 6.
Mbijeton për 18 orë me një karikim të vetëm sipas Apple por karikohet 33% më shpejtë. Gjithashtu janë shtuar opsionet e ngjyrave.
Këtë vit Apple Watch është më rezistent. Apple thotë se ka rezistencën IP6X që do të thotë se i reziston ujit në 50 metra thellësi. Risi për këtë orë është watchOS 8 i cili vjen me integrim më të thellë me iPhone. /PCWorld Albanian