Ishte gatuar prej kohësh dhe tani është konfirmuar se plani i Apple për të goditur Facebook në pikën më të dobët me funksionet e reja të privatësisë në iPhone është një sukses i padiskutuar.
Dëmtimi i shkaktuar ndaj Facebook filloi të bëhej i qartë në fillim të Shtatorit kur rrjeti social publikoi një postim në blog duke detajuar dëmin që App Tracking Transparency i shkakton.
Funksionaliteti i ri i iPhone që erdhi me iOS 14 këtë vit, i jep fund kodeve të identifikimit (IDFA) për reklamuesit duke ju dhënë mundësinë përdoruesve ti shpëtojnë gjurmimit.
Siç parashikohej shumë përdorues të iPhone i kanë thënë jo Facebook sa i takon gjurmimit por kjo po i kushton shumë shtrenjtë rrjetit social.
Me bllokimin e gjurmimit nga Facebook, reklamuesit nuk arrijnë dot të matin efektivitetin e fushatave të tyre. Kjo sepse më parë ata përdornin IDFA për të kuptuar sesa përdorues kanë klikuar reklamën apo çfarë kompanish kanë kërkuar nga Google.
Facebook tha në blog se ishte shumë e vështirë të matej performanca e reklamave në iPhone dhe se për disa fushata nuk ishin raportuar siç shtrirja e tyre.
Rrjeti social thotë se raportimi është 15% më i ulët sesa impakti i vërtetë.
Kritikat ndaj Apple
Washington Post publikoi një artikull për të mbështetur në një studim të Lockdown Privacy ku pretendon se funksionaliteti ATT i Apple nuk funksionon.
ATT arrin të bllokojë vetëm disa lloje gjurmimi me IDFA. Lockdown është vetë një aplikacion që bllokon gjurmuesit. Shpresojmë se Apple do të identifikojë dhe adresojë përpjekjet për të anashkaluar ATT.
Lajmet e këqija për Facebook vinë një javë pasi rrjeti social pësoi një makth të vërtetë me 6 orë ndërprerje duke bërë që shumë përdorues të largohen në platformat rivale si Telegram, Signal apo TikTok.