Ne pamë një prototip të smartphonit të palosshëm nga Oppo në vitin 2019 gjersa thashethemet shfaqeshin herë pas here në periudhën në vijim. Tani, specifikimet e caktuara të kësaj pajisjeje kanë “rrjedhur” në internet.

Pajisja është e ngjashme në dizajn me Mate X2 të Huawei me një ekran OLED kryesor prej 7.8 deri në 8 inç. Ky panel do të prodhohet nga BOE, do të ketë rezolucion FHD + dhe një normë rifreskimi prej 120Hz.

Në pjesën e përparme është një kamerë selfie 32 MP, ndërsa në pjesën e pasme është sensori kryesor Sony IMX766 me 50 MP.

Sensori i gjurmëve të gishtërinjve është montuar anash dhe pajisja përdor ColorOS 12 të bazuar në Android 11. /Telegrafi/