Facebook ka planifikuar të ndryshojë emrin e kompanisë javën e ardhshme për të reflektuar fokusin e saj në ndërtimin e metaverse sipas burimeve të afërt me rrjetin social.

Emri i ri i kompanisë do të zbulohet në konferencën vjetor Facebook Connect më 28 Tetor dhe është sinjal se gjiganti i teknologjisë kërkon të përfshihet në më shumë industri sesa thjeshtë media sociale.

Ribrandimi do ta poziciononte aplikacionin blu të Facebook si një prej shumë produkteve nën një kompani mëmë e cila mbikëqyr edhe Instagram, WhatsApp e Oculus.

Një ribrandim gjithashtu do të shërbente si një vijë ndarëse mes punën futuristike të Zuckerberg dhe platformës së Facebook që aktualisht po kritikohet për mënyrën e operimit.

Facebook nuk është kompania e vetme që aplikon një strategji të tillë. Në 2015-ën Google u rioganizua nën një kompani mëmë quajtur Alphabet duke sinjalizuar se i gjithë biznesi nuk kishte të bënte vetëm me kërkimin online.

Dhe Snapchat u ribrandua në 2016-ën në Snap, të njëjtin vit që debutoi produktin e parë Spectacles.

Vetëm pak ditë më parë Facebook tha se do të punësonte 10 mijë punonjës në Evropë për të punuar në metaverse, një ide shumë e promovuar nga kompani në muajt e fundit.