Sapo kemi përfunduar testin e baterisë për të gjithë telefonat dhe rezultatet e jetëgjatësisë së baterisë Pixel 6 dhe 6 Pro janë në dispozicion!

Me 5000 mAh, Pixel 6 Pro përputhet me Samsung Galaxy S21 Ultra, i cili ka jetëgjatësi solide të baterisë, kështu që ky është një fillim i mrekullueshëm, raporton phonearena.

Por le të hedhim një vështrim në rezultatet e testit të baterisë, apo jo? 

Testi i baterisë së Pixel 6 dhe 6 Pro: Transmetimi i videove në YouTube

 

Testimi i baterisë së Pixel 6 dhe 6 Pro: Lojëra 3D

Në përgjithësi, ne jemi të kënaqur me jetëgjatësinë e baterisë në këto Google Pixels të rinj.

Gjëja më interesante nga testimi ynë është se si Pixel 6 më i vogël – pavarësisht baterisë së tij më të vogël – ia kaloi Pro në të gjitha testet. Por në përdorimin tonë të përditshëm, Pixel 6 Pro do të zgjaste lehtësisht një ditë të plotë, madje edhe pak më shumë.

Nuk është aq i mirë sa S21 Ultra dhe definitivisht nuk është në të njëjtin nivel me iPhone 13 Pro Max, por nuk do t’ju detyrojë të kërkoni një karikues para fundit të ditës. /Telegrafi/