Sipas kodit të fshehtë në aplikacionin në Google Camera, telefoni po zhvillohet nën emrin e koduar Pipit, transmeton Telegrafi.

Deri më tani nuk ka detaje konkrete për dizajnin dhe funksionet e tij, por aplikacioni zbulon diçka për kamerat.

Pajisja do të ketë kamerën kryesore prej 12,2 megapiskelë, që Google e ka përdorur për pajisjet që kanë ardhur mes modeleve Pixel 3 dhe Pixel 5, derisa seria e re e Pixel 6 kamerën kryesore e ka prej 50 megapikselë.

Pipit do të përdor të njëjtën kamerë këndgjerë prej 12 MP (IMX386) sikurse Pixeli aktual, derisa në pjesën e pasme do të gjenden dy tjera me 8 megapiskelë (IMX355).

Google së fundmi ka paralajmëruar versionin Android të dedikuar për tabletët dhe pajisjet tjera palosëse, e versioni i parë publik i Android 12 L pritet të instalohet gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/