Ditën e sotme TikTok jo vetëm prezantoi disa ndryshime në algoritmin e rekomandimit të përmbajtjeve por edhe disa funksionalitete të reja të cilat duhet përmirësojnë cilësinë vizuale dhe zanore të videove.
Mbase përditësimi më i madh është mbështetja për videot 1080p. Përdoruesit do të mund të ndajnë video me këtë rezolucion duke aktivizuar opsionin Upload HD nga seksioni “More Options”.
Gjithashtu aplikacioni do të përmirësojë pamjen në tërësi të videove. Butoni i ri Visual Enhancement sipas TikTok përmirëson ekspozimin, korrigjon dritën e pakët dhe ngjyrat me një klikim.
Pasi të regjistroni dhe ngarkoni një video, mjafton të klikoni butonin Enhance në panelin e djathtë.
TikTok ka sjellë edhe përmirësime në cilësinë e zërit dhe tingujve por edhe efekte të reja muzikore. Mund ti provoni duke klikuar butonin Voice Effect në faqen e editimit. /PCWorld Albanian