Ne kemi parë tashmë Mate X, Mate XS dhe Mate X2 nga Huawei, të cilët janë gjithashtu telefonat inteligjentë më të fundit të palosshëm nga Huawei.

Të gjitha këto modele janë të ngjashme me Galaxy Fold të Samsung në atë që palosen vertikalisht dhe kanë madhësinë e një tableti më të vogël kur hapen, por kompania kineze kohët e fundit ka zhvilluar një fushatë tjetër duke njoftuar një pajisje të ngjashme me Galaxy Flip. Harper Bazaar China ka zbuluar se si do të duket ai telefon inteligjent.

Bëhet fjalë për një model të quajtur Huawei P50 Pocket, i cili u shfaq në fotot e aktores dhe këngëtares kineze Guan Xiatong.

Kjo pajisje duket mjaft e madhe, të paktën duke gjykuar nga fotot e postuara në rrjetin social Weibo, ai ka një ekran të jashtëm të rrumbullakët që mund të tregojë kohën, njoftimet dhe çfarë merr/regjistron kamera nëse pajisja është e palosur.

Ekrani i jashtëm i P50 Pocket ndodhet pranë modulit të kamerës dhe sensori i gjurmëve të gishtërinjve ndodhet përgjatë skajit të pajisjes.

Versioni në foto është prej ari, por Huawei sugjeron që telefoni inteligjent do të jetë i disponueshëm edhe në ngjyrë argjendi.

Huawei do të zbulojë zyrtarisht P50 Pocket më 23 dhjetor. /Telegrafi/