Digital Daily raporton që ftesat e Samsung për eventin Unpacked, janë dërguar këto ditë, e pajisjet e reja do të prezantohen më 8 shkurt – derisa porositë do të fillojnë nga 24 shkurti, transmeton Telegrafi.

Besohet që Samsung do të prezantojë tre telefona të rinj, e ata janë Galaxy S22, Galaxy S22 Plus dhe Galaxy S22 Ultra.

Disa thonë se bëhet fjalë për tre telefona me ekran me dritë të madhe, derisa Galaxy S22 Ultra do të posedojë kamerën me teknologjinë e ashtuquajtur Super Clear Lens.

Këta telefona i vë në funksion procesori Qualcomm Snapdragon 8 Gen që do t’i prodhojë Samsung, e në tregun evropian do të kenë procesorin Exynos 2200. /Telegrafi/