Telefonat e ri kanë ndryshime të dukshme në raport me versionet që shiten në tregun aziatik. Bëhet fjalë për katër modele Note 11, Note 11S, Note 11 Pro dhe Note 11 Pro 5G, që kanë specifika të ndryshme – në veçanti kur flitet për madhësinë e ekraneve, kamerave dhe procesorëve, transmeton Telegrafi.

Redmi Note 11 Pro 5G është modeli më i mirë, atë e vë në punë procesori Qualcomm Snapdragon 695 që përkrah rrjetin 5G. Gjithashtu ka ekran prej 6,7-inç OLED me rezolucion 1.080p dhe frekuencë freskimi prej 120 Hz, e bateria është 5.000 mAh që përkrahet nga mbushësi 67 W.

Kamera kryesore në pjesën e pasme është 108 MP, e aty është edhe ajo këndgjerë prej 2 MP. Është i qasshëm me 6 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme dhe 8 GB RAM dhe 128 GB memorie që mund të rritet me kartelën microSD prej 1TB.

Përveç portit USB Type-C, telefoni ka është portin për kufje, e sensori për gjurmë të gishtit është vendosur në pjesën anësorë.

Redmi Note 11 Pro në thelb është identik me modelin Pro 5G, por përdor procesorin MediaTek Helio G96 me lidhje LTE.

Redmi Note 11 posedon procesor Snapdragon 680, ekran më të vogël prej 6,4-inç AMOLED me rezolucion 1.080p dhe frekuencë freskimi prej 90 Hz, derisa në pjesën e pasme është e vendosur kamera prej 50 MP, e aty është edhe ajo këndgjerë 8 MP.

Redmi Note 11S ka ekran të njëjtë që përkrahet nga mbushësi i shpejtë 33Wsikurse versioni standard Note 11, ka procesor Helio G96, kamerë prej 108 MP dhe 8 GB RAM.

Shitja e modeleve Remi Note 11 dhe 11 S fillon këtë muaj, e Note 11 Pro dhe Pro 5G gjatë muajit të ardhshëm. /Telegrafi/