Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja në TikTok nga përdoruesi @ellyawesometech, tregon Elly-n duke mbajtur lart iPhone-in e saj dhe duke rritur ndërgjegjësimin për këtë “trik teknologjik” pak të njohur.

Butoni ka qenë një veçori në iPhone për shumë vite, por videoja ka mijëra komente nga njerëz që nuk e dinin kurrë se ekzistonte.

Funksioni quhet “Back Tap” dhe është një opsion aksesueshmërie i prezantuar nga Apple në iPhone-ët e tyre për t’u dhënë njerëzve kontroll më të mirë mbi telefonat e tyre.

Në video, Elly fillon duke thënë: “Ju po e përdorni gabim iPhone tuaj nëse nuk po përdorni funksionin e këtij butoni të pasmë”.

Por, si e përdorni? Dhe pse nuk kemi dëgjuar për të më parë?

Për të aktivizuar atë, siç shpjegon Elly, duhet të shkoni te aplikacioni juaj “Settings”, më pas të klikoni te “Accessibility”, e ndjekur nga “Touch” dhe më pas të lëvizni poshtë në fund, ku mund të klikoni në “Back Tap”.

Ju mund të zgjidhni nëse dëshironi një prekje të vetme ose një prekje të dyfishtë për ta aktivizuar atë dhe të shtoni një “shortcuts” për atë që dëshironi të bëjë – ngjashëm me programimin e AirPods tuaj për të kapërcyer ose vendosur në pauzë një këngë duke prekur në secilën anë.

Në “Settings”-et tuaja, mund ta përdorni për të hapur aplikacione të caktuara, për të bërë një fotografi, për të ndezur “dritën e natës” dhe procese të tjera të ndryshme. /Telegrafi/