Edge X30 do të riemërohet për tregun jashtë Kinës, duke bartur emrin Edge 30 Pro. Në tregun global do të shfaqet gjatë këtij muaji, e në ofertë do të ketë ngjyra të ndryshme për dallim nga Kina që është e qasshme vetëm e bardha dhe e zeza, transmeton Telegrafi.
Telefoni i mençur do të ketë ekran 6,7-inç OLED me rezolucion 1.080 x 2.400 pikselë dhe frekuencë freskimi prej 144 Hz, 8/12 GM Ram, 128/256 GB memorie të brendshme, me tri kamera të fuqishme përfshirë kryesoren prej 50 MP.
Pajisja do të përkrahet nga bateria prej 5.000 mAh dhe mbushësi i shpejtë 68W që do të mundësojë mbushjen e plotë të baterisë për vetëm 35 minuta.
Motorola Edge 30 Pro do të duhej të përdor sistemin operativ Android 12, dhe atë që nga dita e parë e punës. /Telegrafi/