Zack Nelson, ideatori i kanalit të njohur JerryRigEverything në YouTube, i ka bërë disa teste të qëndrueshmërisë me telefonin OnePlus 10 Pro, transmeton Telegrafi.
OnePlus 10 Pro i është nënshtruar një sërë testeve, siç është ai i gërvishtjes dhe ndezjes së ekranit si dhe gërvishtjes së pjesës së pasme të telefonit.
Sa i përket testit të qëndrueshmërisë që është një segment interesant i videos, Zack ka arritur ta thyej telefonin në dysh OnePlus 10 Pro.
Deri më tani nga OnePlus nuk kanë pranuar të deklarohen në atë çfarë është shfaqur në video, se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë. /Telegrafi/