Disa kohë më parë, përdoruesit do të ishin gjithashtu të kënaqur me një karikim 30 W, dhe tani opsionet e karikimit mbi 100 W janë bërë normë për shumë marka telefonike.

Oppo tani ka demonstruar teknologjinë e saj të ardhshme të karikimit, me një shpejtësi prej 240 W. Sipas pretendimeve, kjo teknologji është në gjendje të karikojë plotësisht baterinë 4500 mAh në më pak se tre minuta e gjysmë, ndërsa baterinë ta karikojë deri në 100 për qind në nëntë minuta.

Teknologjia ende nuk është gati për komercializim, sepse kompania po punon për të përmirësuar jetëgjatësinë e shërbimit dhe densitetin e baterisë.

Gjatë ngjarjes Mobile World Congress 2022, Oppo zbuloi gjithashtu teknologjinë e saj më të fundit të karikimit 150W. Kompania thekson se ngarkesa e re 150W SuperVOOC do të mbështetet nga një motor shëndetësor i baterisë. Karikuesi i shpejtë 150 W mund të karikojë lehtësisht një bateri 4500 mAh deri në 50% në vetëm pesë minuta, ndërsa karikohet deri në 100% në 15 minuta.

Mbështetja për karikimin 150 W SuperVOOC do të shfaqet fillimisht në pajisjet e ardhshme OnePlus, të cilat priten gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. /Telegrafi/