Raportet e pakonfirmuara sugjerojnë se Samsung Galaxy S23 Ultra do të përdorë një sensor periskopi, me zmadhim 10x dhe rezolucion 10MP.
Këto janë specifikat bazë që kanë modelet S21 Ultra dhe S22 Ultra (S20 Ultra kishte një kamerë periskopi 48MP 4x).
Megjithatë, ka ende vend për përmirësim në cilësinë e imazhit, pasi Samsung mund të zbatojë optikë më të mirë ose një sensor më të madh dhe padyshim përpunim më të mirë të fotografive.
Mbetet çështja e kamerës së dytë telefoto. Për momentin, nuk është e qartë nëse do të mbetet e njëjtë si më parë (kompania përdori një modul 10MP 3x për dy gjeneratat e fundit) apo nëse do të shohim disa përmirësime edhe këtu.
Përmirësimi më i madh në modelin S23 Ultra ndoshta duhet të jetë kamera kryesore. Thashethemet sugjerojnë se gjigandi i Koresë së Jugut do të kalojë nga sensori HM3 108MP i modelit aktual në një sensor 200MP (HP1, 1/22″, 0.64µm). /Telegrafi/