Apple gjatë se enjtes kishin raportuar se fitimet e tremujorit në Kinë kishin rënë për 1 për qind duke ndërprerë kështu zinxhirin e fuqishëm të fitimeve tremujore në rajon.
Reuters raporton se në përgjithësi fitimet e Apple janë ngritur për 2 për qind, transmeton Telegrafi, duke tejkaluar pritshmërinë që e kishin, dhe kompania tha se nuk ka pasur rënie në kërkesat globale për blerjen e iPhone-ve pa marr parasysh se indikatorët makroekonomik jepnin shenja negative.
Drejtori i Apple, Tim Cook fajin për rënien e fitimeve në Kinë ua la kufizimeve të rrepta në qytetet kineze, të cilat i detyruan miliona njerëz të mbyllen brenda shtëpive dhe gjithashtu goditën rëndë ekonomin kineze.
“Ne pamë një kërkesë më të ulët duke u bazuar në kufizimet e COVID në qytetet ku këto kufizime kishin pasur ndikim të madh. Dhe ne pamë një rimëkëmbje në po të njëjtat qytete në fund të tremujorit të dytë në muajin qershor”, tha Cook.
Kufizimet e rrepta në përpjekje për eliminimin e COVID kanë dëmtuar një rimëkëmbje të ekonomisë së dytë më të madhe në botë, teksa besimi i konsumatorëve qëndron afër një rekordi të ulet historik, investimet private pësojnë ulje dhe mos punësimi i të rinjve godet rekordin e 19.3 për qind, duke nxitur thirrje për ndihmë emergjente nga ana e qeverisë. /Telegrafi/