Raporti i Cable.co.uk bazohet në koston e 1 GB të dhënave celulare. Çmimi më i ulët për të dhënat celulare është në Izrael, qytetarët e të cilit paguajnë vetëm 0,04 dollarë amerikanë për 1 GB internet në telefon.
Kosova zë vendin e 91-të në renditjen botërore ku 1GB kushton mesatarisht 1.2 euro, gjegjësisht çmimin më i lartë është 1.99, transmeton Telegrafi.
Shteti me internatin më të lirë për telefon pas Izraelit është Italia, ku 1 GB për celularë kushton mesatarisht 0.12 dollarë amerikanë. Vendi i tretë i takon San Marinos me 0,14 dollarë amerikanë për 1 GB, ndërsa në Fixhi çmimi është 0,15 dollarë. Vendin e pestë e mbyll India, ku çmimi është 0.17 dollarë.
Raporti zbulon se çmimet e ulëta të vendeve të përmendura mund t’i atribuohen njërit prej dy faktorëve – infrastrukturës së shkëlqyer ose përdorimit të lartë të të dhënave celulare.
Kur bëhet fjalë për internetin celular më të shtrenjtë në botë, me një çmim mesatar prej 41,06 dollarë, ishulli i Shën Helena ka internetin celular më të shtrenjtë në botë. Ky vend administrativisht i përket territorit britanik përtej detit të Shën Helena, Ascension dhe Tristan da Cunha. Çmimi i 1 GB internet celular në Ishujt Falkland është 35,45 dollarë, në shtetin e Saint Thomas dhe Principe çmimi është 29,49 dollarë, në Tokelau çmimi është 17,88 dollarë, ndërsa lista e Top 5 vendeve më të shtrenjta me internet celular është mbyllur nga Jemeni me një çmim prej 16,58 dollarë për 1 GB.
Këto vende mund t’i atribuojnë çmimet e larta infrastrukturës së dobët dhe konsumit të ulët.
Sa i përket vendeve të rajonit, Serbia është e 56-ta me një çmim prej 0,76 dollarësh, Mali i Zi është i 36-ti me një çmim prej 0,70 dollarësh, Kroacia është e 124-ta me një çmim mesatar prej 1,84 dollarësh, Bosnja dhe Hercegovina është në vendin e 163 me një çmim mesatar prej 2,82 dollarësh për 1 GB e të dhënave celulare, ndërsa Sllovenia zuri vendin e 117-të me një çmim prej 1.62 dollarësh. /Telegrafi/